Rozë

I dha fund lidhjes me të Keisi, Kristi i jep këshilla: Shiko veten edhe lojën

Prej disa ditësh, Keisi Medini dhe Krist Aliaj kanë qëndruar larg njëri-tjetrit dhe këtë e kishin vënë re të gjithë. Mbrëmjen e djeshme, Keisi mori vendimin e rëndësishëm në lidhje me ata të dy.

Ajo vendosi që t’i japë fund lidhjes me Kristin. Keisi i tha atij se dëshiron që brenda shtëpisë së “Big Brother VIP” të qëndrojnë shokë dhe njohjen ta vazhdojnë pasi të dalin nga aty.

Kristi ra dakord me të e madje i dha edhe këshilla për vazhdimin e lojës së saj brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

“Tani fokusohu këtu njëherë, te gjërat që do bësh. Po të jem akoma të shtunën, do flasim prapë. Nëse dal varet si do shkojë me ty këtu, sa do zgjasësh ti këtu”, i tha Kristi.

Por jo vetëm kaq, ai i bëri edhe disa komplimente Keisit, duke i thënë se ‘kur je e sinqertë je akoma më e mirë.

Këtë bisedë e mbyllën duke qeshur dhe me një përqafim. Gjithashtu ai i tha që të mos mërzitej.

MË TË LEXUARAT

To Top