Fero dhe Arbenita Ismajli janë një ndër ciftet më të dashura në rrjete sociale, dyshja janë bashkë prej kohësh madje janë prindër të një vajze të cilën e kanë quajtur Nina.
Shpesh nëpër media është përfolur për ndarjën e tyre por që ata vet nuk e konfirmonin asnjëher një gjë të tillë duke hedhur kështu poshtë të gjitha pretendimet për ndonjë krisje mes tyre.
Fero shpesh ka folur për lidhjen e tij me modelen duke thëne se ata kuptohen shumë mirë bashkë.
Por si duket ujrat janë trazuar së fundi mes tyre, krejt kjo pas një video të publikuar nga Arbenita ku modelja tregoi se futbollisti i njohur Neymar i kishte lënë një mesazh në rrjete sociale.
E si duket aq sa u habit publiku ishtë habitur edhe vet partneri i saj Fero.
Shumë shpejt video u fshi nga kanali i Arbenitës në TikTok, por ajo që morri vëmendjen ishte se dyshja nuk ndiqeshin më në rrjete sociale.
Po ashtu në faqën e modelës në Instagram nuk shihet asnjë imazh me Feron. E së fundi kemi parë edhe disa shenja të reja të një ndarje të mundshme, ishte Fero ai i cili në një paraqitje të tij live u pyet për partneren ndërsa ky i fundit tha se ‘Arbenita më ka lënë, po vuaj për të, do ti shkruaj disa këngë për të’.
Ndërsa edhe Arbenita nuk e la pa reaguar duke shpërndarë një video ku thuhet se ‘meshkujt nuk janë të nevojshëm për të jetuar’.
Fansat këto ‘deklarata’ i kanë marrë si konfirmime se mes tyre tashmë gjithqka ka marrë fund, megjithatë vërtetsia e gjithë kësaj mbetet të shihet, ditëve në vazhdim.