Rozë

I dhuruan shumë fustane/ Monika Lubonja nuk e ka pritur mirë surprizën e ‘Big Brother’: Nuk jam keq për aq gjë unë

Monika Lubonja duket të jetë zhgënjyer nga dhurata që produksioni i bëri gjatë prime-t të së martës. Asaj iu dhanë fustane, por duket se kjo nuk i ka pëlqyer aspak, dhe e ka shprehur gjatë një takimi me banorët.

“Ti mendon që dëshira ime janë vetëm rrobat, unë e kam thënë si hobi, si pasion që të jem e bukur, por fare… E kam pasion, siç dua të shkoj në plazh në Dhërmi”, tha Monika.

Ndërkohë që Donaldi dhe Beniada i ndërruan muhabetin duke folur për pushimet e verës. Kujtojmë se gjatë prime-s të së martës,

Einxhel dhe Donald u surprizuan me nga një emision të Top Channel, ashtu si dhe Beniada më herët. Ndërkohë që Iliri do të jetë imazh i Digitalb në disa reklama, dhe Arjolës i është dhuruar një apartament.

Monika duket se është lënë disi pas dore, të paktën deri tani, por nuk përjashtohet mundësia që nesër te këtë ndonjë surprizë tjetër për të që këtë herë mund ta kënaq vërtet.

Kujtojmë se Monika bashkë me Arjolën, Donaldin dhe Einxhel janë në votim dhe dy më të dashurit prej tyre nga publiku do shkojnë në finale.

Actress Monika Lubonja reveals the unspoken words of her life, shows that  her ex-husband has betrayed her: Since then I have not been in a  relationship with anyone, my father left with

MË TË LEXUARAT

To Top