Një bisedë me pyetje- përgjigje u zhvillua në studion e “Për’Puthen” mes Anës dhe djemve e vajzave, lidhur me publikimin e një videoje në italisht nga Arjoni, sipas të cilit sqaronte të vërtetën e fotografisë së shumëpërfolur nga shtrati.
Arbri: Pse nuk e ke deklaruar në studio, pse nuk i bërë të qarta në publik ndjenjat e tij për ty?
Ana: Duhet t’i deklarojë ai, kishte ai ndjenja. Jo unë.
Arjani: Kur shikon që dikush të ka bezdisur, të ka dashur kaq shumë, si i shkon në orën 5 të mëngjesit në shtëpi dhe në krevat?
Ana: Kujdes me “në shtëpi” dhe “në krevat”. Është njerzillëk t’i shkosh kur të kërkon ndihmë. Edhe nëse ti do më marrësh, edhe te ti do vij, kështu jam rritur.