Lajme

I doli emri si milionere, shqiptarja rrëqeth me dëshminë: Unë jam pa shtëpi nuk kam bukë të ha

Sipas dokumenteve të QKB-së, Merita Hajdari rezulton si biznesmene dhe që ka qarkulluar qindra miliona lekë përmes kompanisë “Elvisi 03 shpk”, por në fakt ajo jeton në varfëri duke pastruar shtëpi të ndryshme, ndërkohë që nuk ka një strehë mbi kokë.

Duke folur për emisionin “Me Zemër të Hapur”, Merita thekson se nuk e di kush ia ka bërë këtë lojë, ndërkohë që i vjen keq se tashmë e thërrasin të gjithë biznesmene, ndërsa rezulton borxhlie nëpër banka për shkak të një kredie të marrë në vitin 2019 pasi iu dogj shtëpia.

“Unë jam pa shtëpi pa asgjë. Jetoj te babai im pasi banesa më është djegur në vitin 2019 për shkak të një z jarri që ra nga shpë rthimi i bombolës. Këta më thonë biznesmene, kur unë kam borxhe në bankë. Nëse kam biznese, atëhere të mi japin ato dhe të jetoj dhe unë si njeri me familjen time”, tha ajo.

Si është përfshirë emri i Merita Hajdarit në skandalin e inceneratorëve dhe lidhja me kompaninë “Elvis 03”?

Abcnews.al zbulon se emri i Merita Hajdarit, bashkë me Kartën e Identitetit dhe nr. e ID-së, rezulton të jetë përdorur në të vitit 2017, ku gjoja është autorizuar nga Gjyste Serrmi, pronare e vetme e kompanisë “Elvis 03” për të bërë veprimet në QKB për pezullimin e aktivitetit ekonomik të kësaj kompanie. Bashkë me emrin e saj, Gjyste Serrmi ka shtuar edhe nr. e ID-së së Merita Hajdarit, e cila më pas rezulton të ketë bërë veprimet në QKB.

Pjesë nga intervista:

Simon Shkreli: A dini gjë, nëna juaj ka pasur firmë biznesi të veten?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, nuk ka pasur, se nuk ka pasur mundësi, ka qenë fukara e mbaruar, me një pension 117 mijë lekë”.

Simon Shkreli: Keni pasur dijeni a kanë ardhur njerëz të cilët kanë kërkuar për të firmosur një dokument nga ana jote?

Marketin Serrmi: Jo s’ka ardhur kush, s’më ka thënë gjë. S’ka bërë biznes.”

Simon Shkreli: Ju nuk dini asgjë për këto dokumente?

Marketin Serrmi: As që bëhet fjalë, ajo s’ka patur bukë me ngrënë, e ka ndihmuar e motra.”

Simon Shkreli: Pra ju nuk dini fare lidhje me këtë?

Marketin Serrmi: Asgjë s’dimë, ajo ka vdekur pa lënë asnjë fjalë, asnjë gjë, s’ka pasur ca të lërë.”

MË TË LEXUARAT

To Top