Rozë

I doli se merrte 1 milionë lekë nga Bashkia e Tiranës/ Monika Lubonja i habit të gjithë me atë që ka bërë

Aktorja e njohur Monika Lubonja, e cila u eleminua nga Big Brother një javë para finales së madhe, duket se i është rikthyer punës së saj në Bashkinë e Tiranës.

Përmes disa fotove që kanë postuar koleget e saj, ajo shihet në ambientet e bashkisë, ku shërbeu si këshilltare deri në momentin e futjes në Big Brother.

Më pas kontrata e saj u ndërpre nga kryebashkiaku Veliaj. Gjatë kohës që ajo ishte pjesë e shtëpisë, doli në pah edhe skandali me pagat, ku publiku mësoi se Lubonja paguhej më shumë se 1 milionë lekë të vjetra si këshilltare e Veliajt.

Pas daljes nga shtëpia, Monika tregoi se kishte njoftuar burimet njerëzore, për hyrjen e saj në Big Brother. Tashmë duket se ajo i është rikthyer rutinës, shkruan noa.al, ndërkohë që Big Brother, në ndryshim nga shumë prej banorëve të tjerë, nuk i dha mundësinë e një projekti të ri, të mbështetur nga Top Channel.

MË TË LEXUARAT

To Top