Lajme

I doli video ku kërcente dhe këndonte, reagon Kryeministrja e Finlandës: Ajo është jeta private

Kryeministrja finlandeze, Sanna Marin ka bërë një reagim pas videos ku ajo shihej teksa kërcente me këngëtarin Olavi Uusivirta, 28 vjeç.

Marin tha se jemi në vitin 2022 dhe është më se e lejueshme që edhe një kryeministër të argëtohet me miqtë.

“Shpresoj që në vitin 2022 të jetë e pranueshme që njerëzit në postin e kryeministrit të kalojnë kohën e lirë duke kërcyer me miqtë e tyre. Nuk dua ta humb besimin te qytetarët. Unë do të vazhdoj ta bëj punën time në mënyrën më të mirë të mundshme”, theksoi ajo

Nga ana tjetër, ka reaguar edhe ylli i muzikës. Ai tha se janë thjesht ‘miq’ dhe ‘asgjë e papërshtatshme’ nuk kishte ndodhur mes tyre.

MË TË LEXUARAT

To Top