Pas historia e Teas dhe Beartit bëri bujë në rrjetet sociale ku dolën fotografitë teksa shkëmbenin puthje pasionante, Andi reagoi menjëherë pas ngjarjes me anë të një postimi në Instastory ku i kërkonte falje të gjithëve.
“Nuk e di çfarë të them, jam pa fjalë, ju kërkoj shumë falje. Do bëj së shpejti një LIVE së bashku me Tean, se e meritoni të gjithë një shpjegim,” tha ai.
Ndërkohë, ai shihet se ka fshirë të gjitha fotografitë me Tean, e cila i komentonte me një emoji “zemër” në një prej tyre.
Nga ana tjetër, Tea ka vendosur që të mos i fshijë fotot ku shfaqet së bashku me Andin, e madje nuk ka mbyllur as komentet. Pavarësisht çfarë ka ndodhur, e ka hequr Tean nga Instagrami duke i bërë ‘unfollow’.