Trekëndëshi Andit-Tea-Beart është kryefjala e medias rozë ditët e fundit. Tea është ish-konkurrentja më e dashur dhe e ëmbël e cila doli nga “Përputhen” si çift me Andin.
Por idealet që u ngritën për këtë “çift” u rrëzuan shumë shpejt kur në rrjet u publikuan fotot e Teas dhe Beartit teksa putheshin në buzë.
Këto foto patjetër që tron ditën gjithë publikun e sidomos fansat e “çiftit” të parë të programit. Ishte Bearti ai i cili konfirmoi i pari lidhjen e më pas Andi i cili u justifikua me arsyen se produksioni i ka detyruar të vepronin në këtë mënyrë.
Tea reagoi vetëm mbrëmjen e djeshme nëpërmjet një video në kanalin e saj në Youtube duke konfirmuar lidhjen, por duke ndjekur logjikën e Andit të justifikimit.
Sipas saj produksioni si dhe vetë Andi ishin në djeni të lidhjes së saj dhe Beartit, por çdo gjë në program ishte e planifikuar dhe me skenar. Por çfarë ka ndodhur mënjëherë pas publikimit të kësaj video? Njekësit e shumtë që kanë “pushtuar” Instagramin e Teas janë larguar dhe madje në numër i madh prej tyre.
Bëhet fjalë për 7 mijë ndjekës të cilët brenda natës i kanë bërë “unfollow” ish-konkurrentes së bujshme të “Përputhen” në një farë mënyre duke e b raktisur. Kujtojmë që pas daljes nga prgrami dhe shpërthmit të skandalit Tea kishte një rritje të ndjeshme të ndjekësve që duket se tani kanë ndërruar mendje.