Ngjarje të tilla janë mjaft të rralla.
Një ngjarje e veçantë është zhvilluar në Britaninë e Madhe ku një burrë me emrin Jak Fanta po bënte pushimin e punës në një lokal.
Ndërkohë në lokal është futur një i pastrehë, i cili kërkonte para nga klientët.
Kur i pastrehuri i kerkojë burrit para ai i dha kartën e tij dhe i tha: ‘Shko në një bankomat dhe tërhiq sa para të kesh nevojë’.
Ngjarja u filmua nga klientët e tjerë të lokalit të cilët mbetën me gojëhapur.
I pastrehuri u kthye në lokal me fytyrën e bankomatit ku tregojë që kishte tërhequr vetëm 20 pound që i duheshin për të ngrenë dhe e ka falenderuar burrin për parat e ofruara.
Siç është normale lajmi ka bërë xhiron e mediave në të gjithë botën dhe njerëzit në rrjetet sociale janë prekur nga sinqeriteti dhe mirësjellja e dy burrave.