Rozë

I ka bërë bllok edhe në rrjetet sociale/ Fifi flet për Arjolën: Me disa më mirë mos të merresh fare

Këngëtarja Fifi foli sonte për marrëdhënien që ka me ish-banorët e Big Brother VIP, pas përfundimit të spektaklit në tch.

Arjola e zhgënjyer nga Fifi: Nuk e kuptoj ku i lindi dashuria e madhe për Donaldin | CNA.AL

Ajo gjithashtu komentoi se përse Arjola e ka bërë bllok në rrjete sociale. “Refuzoj me u marrë me shumicën prej tyre dhe jam takuar me disa prej tyre, nuk kam bërë njeri bllok, thjesht pashë që dikush më kishte bërë bllok.

Kam shprehur pëlqim për dy a tre personazhe atje. Mbase gjithçka shihet, kam parë se kush s’ka folur dhe kush ka folur prapa krahëve për mu, kam dëgjuar gjëra të rënda.

Por zënkat tona kanë ndodhur tre javorshin e parë dhe pas tre javëshit kam parë që duhet ta përkrah këtë njeriun”, tha Fifi.

“Për me i ik pakëz asaj vorbullës që ishte faza e Big Brother unë kisha sulme të padiskutueshme, kam humbur edhe miq.

Më kanë thënë ishalla nuk bëhet më se ajo është shtirur. Unë nuk kam dashur kurrë t’i bëj lidhjet e mia publike, por e kam bërë publike për të treguar se sa e dashuruar jam unë me atë”, shtoi Fifi.

Kujtojmë se këngëtarja Fifi ishte ndër të vetmet banore të Big Brother VIP, në të cilën u panë të gjitha anët e njerëzores, përtej anës artistike që të gjithë e kishin parë para se ajo të ishte pjesë e spektaklit.

MË TË LEXUARAT

To Top