Lajme

I ka të afërmit shtruar në spital me Covid-19, ta këput shpirtin shqiptari: Kam 11 ditë që nuk di gjë, s’më thonë tani kam 4 orë këtu që pres

Shqipëria është duke kaluar një situatë të vështirë përsa i përket pandemisë së koronavirusit. Numri i të infektuarve po rritet ndjeshëm dhe të shtruarit në spitale po shtohen dita ditës.

Shqipëri: Kurbini ka shumicën e rasteve të reja ditore me COVID-19

Gjithashtu, në dyert e spitaleve COVID, ka një dyndje të madhe të qytetarëve që kanë të afërmit të shtruar nga koronavirusi.

Një prej tyre,  është shprehur për news 24 se spitali nuk ka kontakt me familjarët që presin jashtë dyerve, dhe nuk ka asnjë informacion apo përgjigjie për gjendjen e pacientëve.

Familjari shprehet se ai vetë ka 4 orë që pret teksa ka të tjerë si ai që presin nga 11 ditë pa asnjë përgjigjie.

Ai shprehet:

Të na informojnë. Ka njerëz që presin 11 ditë këtu dhe s’na informojnë. Do rri këtu derisa të na informojnë. Unë kam këtu prej 4 orësh dhe askush s’me jep përgjigje apo më informon. 5-6 pasdite të fusin sende për të afërmit.

4 raste të reja me koronavirus në Shqipëri, shkon në 6 numri i të prekurve  – A2 CNN

MË TË LEXUARAT

To Top