Rozë

I kaloi dëshira për t’u larguar nga shtëpia e BB, Beatrix tani tallet me Arjolën: Tregova historinë e jetës të fitoja disa pikë

Beatrix kohët e fundit është aktivizuar pak më shumë. Kujtojmë se gjatë spektaklit të ditës së premte Beatrix ka qenë në listën e pesë personave më të preferuar në BBV, shkruan lajmi.net.

Kjo ka ndikuar që Beatrix të merrë më shumë pjesë në debatet që janë zhvilluar brenda shtëpisë. Së fundmi ajo ka ironizuar me viktimizmim e Arjolës, e cila tregon shpesh histori të ndryshme e të dhimbshme nga jeta e saj. SHIKO VIDEON KETU

Andaj, mbrëmë teksa ishin në kuzhinë Donaldi, Meridiani dhe Beatrixa kjo e fundit tha se “Tregova historinë e jetës të kap ca pikë”, duke iu referuar Arjolës. Përndryshe, para pak ditësh Beatrix ka shprehë dëshirën për të dalë nga shtëpia, por që është ndalur nga Donaldi dhe disa banorë tjerë.

Dy dite me pare, në shtëpinë e Big Brother Vip është krijuar një stuatë e vështirë teksa Beatrtix Ramosaj ka kërkuar vazhdimisht të dalë nga shtëpia pasi thotë se nuk ndihet mirë.Donaldi është përpjekur ta qetësojë duke e siguruar se çdo gjë është në rregull dhe nuk ka pse ndihet në këtë mënyrë.

Ai i thotë se nuk e shikon dot në këtë gjendje dhe se do që ta shkundi që ajo të vijë në vete. Ai thotë se e ka kuptuar natyrën e Beatrix dhe që është natyrë depresive por këmbëngul se çdo gjë është në rregull dhe ajo duhet ta kuptojë si funksionon loja.

“Më duket sikur nuk ndryshoj dot gjë. të them bëj këtë apo atë ti nuk do. Ndihem keq se më duket sikur nuk kam gjë në dorë. Do e largojmë këtë gjendje, do e gjejmë një mënyrë. Mendoj se po e ngarkon veten shumë. Ej bëjmë një gjumë të mirë dhe nesër gjejmë gjëra për të bërë. E di që je njeri depresiv, e kam kuptuar që në fillim por çdo gjë është ok. Eja ikim të flemë. S’fle dot pa ty”, thotë Donaldi.

MË TË LEXUARAT

To Top