Personazhi i njohur i rrjeteve sociale Serena Sula, vijon me deklaratat e forta kundrejt Ilir Shaqirit. Ajo tha pak kohë më parë se është takuar në prapaskena me Ilir Shaqirin dhe se ka shkëmbyer numrat e kontaktit me të. Madje Serena shtoi se kanë pasur edhe një takim të dytë.
Së fundmi po qarkullon një video në rrjetet sociale e shkëputur nga një intervistë e Serena Sulës në “Shqipëria Live”, ku ajo deklaron se ka kryer marrëdhënie seksuale me fituesin e “Big Brother Vip.”
Ilir Shaqiri disa kohë më parë rrëfeu se disa vite më parë kishte tradhtuar të shoqen dhe për shkak të këtij veprimi rre zikoi të humbiste gjërat më të rëndësishme të jetës së tij.
“Ishte një histori që nisi si një lojë. Lozëm aq shumë sa u futa në një labirint. Gruas i thashë se do të largohem nga shtëpia derisa të vendoset përfundimisht ç’do të bëjmë. Do humbisja gjithçka nga ajo gjë”, tha balerini i njohur shqiptar, që jeton në Itali.
Gjatë intervistës Serena rikujton se muaj më parë ka deklaruar se nëse do të ishte në “Big Brother” personat me të cilët do bënte seks ishin Iliri dhe Donaldi. Ajo shprehet se këtë gjë që ka thënë e ka realizuar me balerinin, ndërsa shton se ky i fundit nuk do të mundet ta mohojë pasi ajo ka edhe prova.
Biseda:
Serena: Më pyete ti mua “me kë do e bëj eti” edhe unë e plotësova atë që thashë. Thashë do bëja me Ilirin, po të isha në Big Brother…
Moderatorja: Pra po thua që ke kryer marrë dhënie me të (Ilirin)?
Serena: Unë e plotësova…
Moderatorja: Unë duhet ta mbyll sepse regjia më thotë gjatë gjithë kohës mbylle… Por është e vërtetë kjo deklaratë e jotja nuk është shaka?
Serena: Po vërtet pse?
Moderatorja: Mban përgjegjësi për këtë që thua?
Serena: Po, pse?
Moderatorja: Po sepse është deklaratë shumë e fortë dhe…
Serena: Shumë e fortë? Okej…
Moderatorja: I lind e drejta Ilirit të flasë dhe të reagojë dhe ta hedhi poshtë ose jo këtë që po thua.
Serena: S’ka çfarë të hedhë poshtë ai se kam… mesazhe kam gjëra kam…