Rozë

”I kam shpëtuar jetën një fansi, u zgjua nga koma”/ Arbëri prek me historinë në ”Big Brother”

Arbër Gumnishta, i njohur edhe si DJ Dagz, ka treguar brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, një histori të trishtë. Teksa kalonte natën jashtë me banorët e tjerë të “Big Brother VIP”, ai ka treguar sesi fjalët e tij e kishin ndihmuar një fans për t’u çuar nga koma.

Teksa fliste me këngëtaren Beatrix Ramosaj, ai ka treguar me detaje gjithë ngjarjen, duke marrë pas reagime të shumta nga banorët.

“I pata folur, i thosha se dashuria për jetën është ajo që të çon nga koma. I thosha çohu dil e takohemi. Ai është çuar nga koma më 6 korrik. Pasha shpirtin e motrës. U çua dhe ma uroi ditëlindjen,”-u shpreh ai. SHIKO VIDEON

Dj Dagz është shpallur ne spektaklin mbreme i preferuari i publikut në Big Brother Albania Vip. Ai ishte në votim me Antonelën, teksa këtë të fundit e mposhti me votat e publikut në pyetjen “kush është i preferuari i juaj”.

Kujtojmë se Dj PM dhe DJ Dagz hynë si një dyshe e vetme në ‘BBV’, por të premten e kaluar, ata dolën si më pak të votuarit nga publiku në nominimin e asaj mbrëmje, gjë që solli largimin e tyre nga shtëpia, por nuk e dinin që një studio i priste Arbana me surprizën e saj.

Për dyshen u hap një votim se cili duhej të rikthehej tek në shtëpi dhe publiku zgjodhi Arbërin, pra Dj Dagz, i cili edhe pse nuk e kishte të lehtë të linte jashtë shokun e tij të ngushtë, në fund pranoi të rikthehej në shtëpi.

Zbulohet edhe një tjetër konkurrent që do të futet sonte në Big Brother VIP - SHQIP.com

MË TË LEXUARAT

To Top