Bora tregon linjat perfekte, vëmendjen e të gjithëve e merr komenti epik që lidhet me Donaldin
Bora Zemani është shumë aktive në rrjetet sociale, me foto dhe postime nga jeta e përditshme, nga shtëpia, nga puna e kudo.
Me pak fjalë ndan shumë foto nga jeta e saj për publikun.Por shumë ndjekës cdo postim, cdo foto, çdo gjë të saj e lidhin me Donaldin. Ata kanë një dëshirë të madhe ta shohin çiftin të ribashkuar, saqë në cdo postim të saj përmendet pafund emri i Donaldit.
Së fundmi, moderatorja e Përputhen është shfaqur e veshur me fustan të gjelbër dhe me flokë të shtrira, duke marrë shumë komplimente (me të drejtë) për pamjen e saj.Mirëpo, komenti që ka tërhequr më shumë vëmendje ka qenë pikërisht ai që lidhej me Donaldin: “Ooo yll të ka thënë Donaldi mbaj hudhër me vete”.Kujtojmë se javën e jaluar është thënë në mediat rozë se aktorie ka vizituar Borën te shtëpia e re në Kodrën e Diellit, që ajo ka blerë së fundmi. Por nuk dihet se sa i vërtetë është ky lajm pa u konfirmuar nga të dyja palët.
Ajo që dihet me siguri është që cdo postim i Borës apo dhe i Donaldit, ndjekësit e lidhin me cdo rast me njëri-tjetrin. Madje shumë prej tyre kërkojnë në komente një rikthim të tyre si cift.