Leximi

I kishin birësuar që të vogla të dyja, dy shoqet zbulojnë se janë motra/ Ja si ndodhi





Historia e mrekullueshme e Cassandra Madison e Julia Tinoetti, të cilat ishin dhënë të dyja për adoptim pasi kishin lindur, nisi kur ato u njohën në moshë të rritur, duke punuar në të njëjtin bar.

Cassandra e Julia u miqësuan shpejt pasi u njohën në vendin e punës ne SHBA. Edhe kolegët e tyre komentonin shpesh sesa shumë ngjanin me njëra-tjetrën, ndërsa dy vajzat nisën të visheshin në mënyrë të ngjashme duke pretenduar me shaka se ishin “si motra.”

31 vjeçarja Julia, tha për programin Good Morning America: “Ishim shumë të lidhura. Punonin bashkë, dilnim bashkë madje edhe visheshim si njëra-tjetra”.

Cassandra e mbështet atë duke thënë: ”Ajo më dukej një vajzë shumë inteligjente dhe e modës. Ishte diçka shumë natyrale”. Të dyja gratë kishin tat uazhe të flamurit të Republikës Domenikane dhe dinin se kishin familje në ishullin e madh të Karaibeve.

Më vonë ato mësuan se të dyja ishin dhënë për adoptiom pak pasi ishin lindur, dhe nisën të dyshonin nëse kishin lidhje me njëra-tjetrën, por kur prahasuan dokumentet e tyre të adoptimit, nuk kishte asnjë përputhje.

“Dokumentet thonin se vinim nga dy qytete të ndryshme madje kishim dhe mbiemra të ndryshëm,”thotë Julia.

Por dyshimet e Cassandra-s për prejardhjen e saj e çuan në vendlindjen, Republika Domenikane ku ajo arriti te gjeje babanë natyral, i cili i tha se kishte pasur një motër e cila gjithashtu ishte dhënë për adoptim.

Në një program të rrjetit Fox61, ajo tregon momentin e gjetjes së familjes biologjike: “Kishte një numër të madh njerëzish që po më prisnin, shumë prej të cilëve me bluza me fytyrën time në to”.

“Ishte ndoshta një nga situatat më emocionale që kam kaluar ndonjëherë,” shton Cassandra. “Babai im biologjik erdhi e më përqafoi, ai nuk më lëshonte dhe as unë nukl e lëshoja”.

Siç rezultoi më vonë, prindërit e Julia e Cassandra kishin lindur një total prej nëntë fëmijësh, tre djem e gjashtë vajza. Por ata kishin marrë vendimin e vështirë për të dhënë per adoptim dy nga vajzat e tyre pasi nuk përballonin dot të mbanin një familje aq të madhe.

Pasi mësoi këtë historinë, 32 vjeçarja Cassandra, nisi të dyshonte se shoqja e saj e ngushtë “si motër” Julia, mund të ishte diçka më shumë se kaq. Ajo e bindi atë të kryente testin e ADN për të bërë zbulimin e pabesueshëm.

Falë këmbënguljes së Cassandra për të zbuluar origjinën e saj, dhe një ndihmë të vogël nga teknologjia, dy shoqet e ngushta janë tashmë siç duhet të kishin qenë gjithmonë, motra.





MË TË LEXUARAT

To Top