Në një fjalim para ukrainasve të dielën në mëngjes, presidenti Volodymyr Zelenskiy vlerësoi format e shumta të rezistencës që njerëzit kanë zgjedhur për të kundërshtuar pushtimin rus dhe e quajti vendin e tij “një superfuqi e shpirtit”.
Në 11 ditë lufte, tha Zelensky, Ukraina bashkoi “miliona njerëz, të cilët janë bërë një”. Ndërsa më herët në një fjalim plot pasion të mbajtur nga Kievi, Zelensky i tha popullit të tij se ka ardhur koha që ata të nisin një l uftë kundër pushtuesit rus.
“Duhet të dilni dhe ta dëboni këtë të keqe nga qytetet tona,” tha ai. Thirrja për tubim nga presidenti ukrainas erdhi së bashku me një lutje drejtuar Presidentit të SHBA Joe Biden për të siguruar më shumë avionë lu ftarakë për Ukrainën.