Donaldi dhe Iliri janë dy banorët që kanë pasur debate më së shumti.Shumë pak raste kanë qenë ato kur të dy kemi mundur të i shohim bashkë të dy.
Si duket ka ardhur momenti t’i shohim të dy edhe në paqe. Ata të dy sot janë shfaqur nën shoqërinë e njëri tjetrit. Iliri dhe Donaldi po planifikojnë të krijojnë një sherrë mes vete, ku do të mund të trë mbin Monikën.
Djemtë po planifikonin një konf likt ku do të mund të shtyheshin me duar. Ndërkohë Monika është banorja që më së shumti ka rënë pre e frikësimëve brenda shtëpisë. Pas shumë debateve është bukur t’i shohësh banorët me paqe mes vete.
Prova e javës në “Big Brother VIP” është përpjekja për të mbajtur një zjarr ndezur në oborr. Për këtë banorët u ndanë në grupe dhe Iliri me Arjolën janë bashkë.
Ata kanë diskutuar me njëri-tjetrin për situatat në shtëpi, sigurisht duke përmendur banorët e tjerë. Iliri në një moment po fliste për shakatë e tij, por nuk i la pas ironitë ndaj Donaldit, i cili ka kohë që në formë shakaje tremb apo lidh banorët e tjerë në shtëpi.
Diskutimi nisi nga një bisedë për Monikën, ku Iliri tha se e ka me shaka kur e pyet për lojrat me Donaldin. “Hë po loz ë? Kënaqu, kënaqu! Këto janë shakatë e Ilirit, sepse unë nuk lidh njerëz, as nuk tremb ose tremb njerëz, po çdo njeri ka mënyrën e vet për t’i treguar një tjetri dashurinë e vet.
Po pres “Prime-n” nesër dhe do kuptojë shumë gjëra, prandaj thashë aty te shezllonat që shpresoj se nga dashuria e tepërt njerëzit mos të hypin kala në qafë.”,- tha ai.