Lajme

I madhi Koço Devole dha shpirt dje, ja ku po kryehen homazhet e fundit për të/ Nesër i jepet lamtumira e fundit: Të qoftë dheu i lehtë mjeshtër!

Mëngjesin e djeshëm, bota e artit dhe adhuruesit e humorit të Koço Devoles e asaj çka ai përfaqësonte do t’u duhej të përballeshin me një lajm të trishtë; artisti ndërroi jetë në moshën 75-vjeçare.

Ndërron jetë nga COVID-19 Koço Devole

I prekur nga koronavirusi, Devole gjendej prej disa ditësh i shtruar në spital. Më 31 tetor ai mundi të dalë nga Infektivi, por për shkak të përkeqësimit u rikthye sërish për t’u futur në in tubim. Ajo çka e rëndoi gjendjen e tij shëndetësore ishte fakti se Devole vuante nga le ucemia.

Top Channel mëson se homazhet për të ndjerin (nisur nga kushtet e jashtëzakonshme të pandemisë) po kryhen aktualisht në ambientet e “Alba 2000” te Medreseja, deri nesër, para përcjelljes për në banesën e fundit. Ceremonia mortore do të mbahet të martën (ditën e nesërme), në orën 13:00, në Sharrë.

Ju kujtojmë se djali i tij, pak ditë më parë, në një lidhje direkte me emisionin e Top Channel, “Ftesë në 5” tregoi se gjendja e të atit ishte rënduar, megjithëse rezultoi negativ nga Covid-19.

MË TË LEXUARAT

To Top