Rozë

I madhi Koço Devole i mbylli sytë përgjithmonë dje, Ermal Mamaqi tregon momentet e bukura me të: Nuk do ketë të dytë si ai!

V dekja e aktorit të madh Koço Devole nga koronavirusi në moshën 75-vjeçare i ka trishtuar të gjithë dhe reagimet kanë qenë të shumta.

Humbja e aktorit Koço Devole, Ermal Mamaqi rrëfen momentin epik

Një ndër to ka qenë edhe Ermal Mamaqi, i cili në një intervistë për “Shqipëria Live” ka rrëfyer punën e tij me aktorin e madh.

“Janë dashur 5 ditë që të formulohej roli i tij në film. Ai thoshte gjithmonë se unë nuk jam si aktorët e tjerë, se e shkruaj vetë rolin tim. Modestia e tij e bënte edhe më madhështor, ai vinte si hije e nuk e dije se ku rrinte, nuk dukej fare. Ishte një rast, ku kishte ardhur ora për të bërë provat dhe asistentja ishte bërë dyllë e verdhë se s’po e gjente dot dhe më në fund kur e gjeti ai na tha: ‘Juve po vonoheshit e unë ia futa gjumit’. Ai ia kishte futur gjumit në një krevat të spitalit (skena xhirohej në spital). Koço fliste një fjalë e thoshte gjithçka”- është shprehur Ermal Mamaqi.

Edhe simfonia e nëntë e Bethovenit i merr të keqen dibekut'/ Koço Devole,  të qeshurat që nuk i merr dot vdekja - Shqiptarja.com

Aktruan bashkë në filmin e fundit, Elvana Gjata shpreh ngushëllime për të  ndjerin Koço Devole! - Gazeta Mapo

MË TË LEXUARAT

To Top