Sot në orët e para të mëngjesit aktori i njohur kosovar, Adem Mikullovci u nda nga jeta. Për vdekjen e tij ka reaguar aktori Shkumbin Istrefi i cili në një postim në Facebook u shpreh se ndjen dhimbje për faktin që ai na la, por edhe krenar që pati fatin të nis me të hapat e parë në art.
Më poshtë postimi i tij i plot:
Nje nga nje, po na lene te gjithe ikonat e Artit Kosovar. Ata qe krijuan dhe shtruan rrugen e Artit per te gjithe ne qe po ecim pas tyre e mundohemi te ndjekim rrugen e tyre.
Ademi ishte njeri prej koloseve te Artit ne Kosove. La pas vetes qindra role te shkelqyeshme ne Teater, Film e Televizion. Qindra vepra qe ishin vule e kohes. Ne kohet kur popullit i duhej disponim, Ademi ishte prane tij me fjale e me vepra qe te nxirrnin lotet duke qeshur.
Ne kohet kur popullit i duhej mobilizim, Ademi poashtu ishte aty me fjale e me vepra qe te nxirrnin lotet nga dhimbja e hidherimi. Paste qetesi shpirti i tij.