Rozë

I mori shokun? Pajtimi tregon si i ka marrëdhëniet tani që Einxhel është shtazënë

Dj PM është një ndër ish-banorët më të komentuar që pas daljes së tij nga shtëpia e “Big Brother VIP Albania”. Së fundmi, PM ka vendosur që t’i përgjigjet pyetjeve të ndjekësve në Instagram. Këto pyetje kanë të bëjnë pikërisht me marrëdhënien e tij me ish-banoren e shtëpisë, Einxhel.

Sarah dhe Einxhel bashkëpunim me partnerët? Dj PM: Nuk kam ndjenja të  përshkruaj sa keq… – Epoka e Re

Një ndjekës e ka pyetur se si i ka raportet me Einxhel e cila është në pritje të ëmbël së bashku me mikun e tij Dj Dagz.

PM i është përgjigjur përmes një videoje ku thotë: “Kemi raporte shumë mira, Einxhel e kam shumë shoqe dhe është një nga banoret me të cilat kam folur më shumë gjatë orëve të vona. Kemi patur mendime pothuajse të njëjta, e respektoj shumë dhe i uroj shtatzëni të ëmbël.”

Einxhel ka ripostuar videon e PM në llogarinë e saj në Instagram ka dhe ka shkruar me nota humori: “Gënjen, çfarë t’i bëj Dagz se të kisha nominuar. Por besoj se kur ia putha shokun bëmë paqe.”

Ndërkohë nuk ka vonuar përgjigjja e PM i cili ia kthen: “Rëndësi ka që kemi patur gjithmonë paqe se e kam ditur që të pëlqen prej fillimit.”

PM ka treguar se se kur mësoi për shtatzëninë e Einxhel fillimisht ishte shtangur pasi nuk e kishte besuar, por më vonë i ishte bërë shumë qejfi.

MË TË LEXUARAT

To Top