Lajme

I mori vendin Besa Shahinit, dalin të palarat për ministren e re të Arsimit: Ajo ka bërë 70% të…

Ditën e djeshme deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi u zgjodh nga Rama si ministrja e re e Arsimit, në vend të Besa Shahinit.

Pedagoge dhe deputete e Elbasanit/ Kush është Evis Kushi që zëvendëson Besa Shahinin te Ministria e Arsimit

Me anë të një mesazhi në Facebook, Kushi thekson se pas 5 vitesh arriti të përfundojë doktoraturën në “Stafforshire University” në Britaninë e Madhe, dhe sipas saj kishte menduar se kishte ‘mbaruar punë me provimet”.

Por propozimin e kryeministrit për të drejtuar ministrinë e Arsimit, Evis Kushi e ka quajtur “provimin më të vështirë”

Megjithëse nuk shkruan asnjë fjalë lidhur me artikullin shkencor të saj të publikuar nga studiuesi Vladimir Kola, ku thuhej se 70% është plagjiaturë, Kushi ka treguar për arsimimin e saj në Staffordshire University në Britaninë e Madhe, ku ka publikuar edhe një foto gjatë diplomimit.

“Ju falenderoj pamasë për mesazhet tuaja inkurajuese në këtë moment kaq sfidues për mua! Më keni gëzuar, por nuk më keni lehtësuar! Përkundrazi, mesazhet tuaja më bëjnë të ndjehem edhe më e ngarkuar se sa dje kur kryeministri më shprehu vendimin e tij, me barrën e kësaj përgjegjësie të jashtëzakonshme.

Por paskam qenë aq gabim sa s’ka! Ky i tanishmi është një provim aq i vështirë sa nuk gjej fjalë ta shpreh! Uroj që të kem ndihmën tuaj dhe të kolegëve të mi të shumtë në botën universitare për t’ia dalë faqebardhë.

MË TË LEXUARAT

To Top