Lajme

I moshuar është dhe punon dhe lexon, shqiptari jep mesazh për të rinjtë/ Punoni se vetëm puna nuk të lë në baltë, jo vetëm në kafe!

Në Elbasan e njohin si tregtari me libër. Teksa hyn në një nga tregjet e qytetit nuk mund mos të të bjerë në sy tregtari 59 vjeçar, që nuk josh klientët e tij dhe as diskuton çmimet. Ai duket krejtësisht i përfshirë në botën e tij të librit.

Tregtari me libër/ Mekaniku që nuk e lëshon librin nga dora jep një mesazh  për rininë - YouTube

Albert Halili është me profesion mekanik, por për shumë vite tregton në një nga tregjet e Elbasanit. Si rrallë ndodh, tregtari 59 vjeçar nuk e ndan librin nga dora, një pasion që duhet i hershëm, por që tashmë është bërë i pandashëm.

Albertit i pëlqejnë librat historikë e th riller. Mes qindra faqeve ai vëren se si historia e njerëzimit përsëritet dhe fraza shkrimtarësh të mëdhenj shënjojnë jetën e tij.

Teksa dëshirën për librin ua ka ngjizur edhe djemve të tij, Alberti jep një mesazh për rininë.

Dhjetëra e dhjetëra romane apo novela nuk e kanë bërë Albertin një tregtar më të mirë, por më siguri e kanë bërë një njeri më të mirë dhe më të ditur.

MË TË LEXUARAT

To Top