Programi “Fun Club Big Brother VIP”, ku të ftuar ishin pothuajse të gjithë ish-banorët, gjithashtu edhe familjarët e finalistëve.
Babai i finalistit të parë, balerinit Ilir Shaqiri, Estref Shaqiri ishte i ftuar mbrëmë i cili foli për rrugëtimin e të birit brenda shtëpisë së famshme. Gjithashtu, ai u pyet të jap mendimin e tij se përse mendon se Iliri duhet ta fitojë çmimin e madh në “Big Brother VIP”.
“Iliri ka disa vyrtyte që rrallë ka njerëz që mund ta përballojnë, ai din të komunikojë në të gjitha drejtimet jetësore komunikimi i tij shpirtëror dhe profesional, arriti deri në atë gradë që ne nuk e prisnim, sinqerisht flas”, tha ndër të tjera, babai i finalisit të parë.
Ndryshe, të premten me datën 18 shkurt do shpallet fituesi i “Big Brother VIP”, nga katër finalistët e që janë: balerini-Ilir Shaqiri, aktori-Donald Veshaj, moderatorja-Einxhel Shkira dhe modelja-Beniada Nishani.