Luiz Ejlli është banori më i përfolur i këtij edicioni të “BBVA”. Ai, ka prodhuar situata nga më të ndryshmet gjatë qëndrimit në shtëpinë e vëzhguar nga kamerat.
Gjatë kësaj kohe sa Luizi është në “BBVA” ku po lu fton për çmimin e madh prej 100 mijë euro, e ëma e tij ndodhet në Amerikë, shkruan “Kosovarja”. Kjo e fundit shihet në një video duke e përkëdhelur Luizin nga ekrani.
Nderkohe Kiara dhe Luizi kanë pasur momente e tyre të pajtimit gjatë këtyre ditëve, pas sherrit që duket se e ka ftohur marrëdhënien e çiftit, bazuar dhe në fjalët e moderatores se “ajo që ndodhi të ka nxjerrë pak nga zemra ime”.
Në një bisedë mes tyre mbrëmjen e të premtes, Luizi i ka kërkuar një përgjigje nëse Kiara e dashuron, përgjigje të cilën e ka marrë “me zor” një PO nga moderatorja.
Kiara: Njeriu perfekt është kur përshtatesh në cdo gjë, ti me mua nuk përshtatesh se jemi shumë të ndryshëm në karakter. Edhe unë kam gabimet e mia dhe kam nevojë të më thuash gabimet e mia.