Ditën e djeshme ish-konkurrenti i “Për’puthen”, Eri Aga zbuloi se kishte dashur kohë më parë të zhvillonte një takim me helikopter me Ledjanën, por produksioni nuk e kishte lejuar.
Ai paralajmëroi se nëse do të shikonte se këtë takim e zhvillonte dikush tjetër do të dem askonte programin. Ai tha se në fillim Olsa Muhameti, autorja e “Për’puthen”, nuk e lejoi që të zhvilonte një takim me helikopter me Ledjanën, sepse sipas saj kjo e fundit nuk kishte audiencë.
“Në fillim Olsa më tha ti nuk do e bësh me Ledjanën këtë takim, por do e bësh me një person tjetër, sepse Ledjana nuk ka audiencë. Më vonë personi tjetër u largua nga studio dhe kur erdhi rasti që Ledjana do bëntë takimin e dytë me mua ajo i tha me mesazh jo nuk do e bësh takimin me Erin”, tregoi ish-konkurrenti.
Më pas Eri tha se vazhdoi të këmbëngulte dhe i kërkoi për herë të dytë Olsës që të zhvillonte takimin me helikopter me Ledjanën.
“Unë e mora në celular edhe i them Olsës takimin e dytë me Ledjanën dua ta bëj me helikopter se është takimi im dhe dua ta bëj si dua vetë. Në fillim Olsa më tha ok.
Pastaj më mori gazetarja e Për’puthen dhe më tha Eri nuk do e bësh këtë takim, sepse e ka bërë më parë Love Story dhe nuk ka shans asnjë njeri tjetër që ta bëj atë takim me helikopter”, tha Eri. Për ta dëshmuar këtë gjë ai bëri publike edhe bisedën që ka bërë me gazetaren e emisionit.