Rozë

I nxjerrin të palarat Altin Bashës/ Altin Basha i bëri keq “Portokallisë” për Frangajn/ Ja sa e shiti

Burime për Almedia zbulojnë një aferë të vetë regjisorit Altin Basha, i cilika sabotuar Portokallinë për përfitime tërësish personale.

Altin Basha's wife is a famous singer, but no one knew

Nëpërmjet një avokati të njohur (emrin nuk ia përmendim për arsye etike), Basha ka hyrë në bisedime me pronarin e TV Klan, Aleksandër Frangaj. Ky i fundit i ka premtuar Bashës një vilë në Palasë, në kompleksin Green Cost.

Vila do të dhurohej ndaj Bashës, në këmbim që ai tëdëmtonte aq sa të mundej spektaklin Portokalli dhe Top Channel. Me këtë lëvizje, Frangaj synonte ti kthente vëmendjen emisionit të tij, Klanifornia,ku kohët e fundit është përballur me kritika të forta për mënyrën sesi kopjon Portokallinë.

Basha ka tentuar të bindë pa sukses një pjesë të aktorëve, që të braktisin Portokallinë por duke i fshehur interesin e tij personal, atë të përfitimit të një vile në Palasë, me vlerë nga 250 deri në 300 mijë euro.

Kjo është hera e dytë që Altin Basha përdor aktorët për interesa tërësish vetjake. Të gjithë e mbajnë mend sesi Basha dilte në fjalimet përpara Teatrit Kombëtar dhe kundërshtonte prishjen e tij.

“Është një fushë atje prapa kryeministrisë, ku Ramës i pëlqen të shohi ndeshjen e Juventusit. Ta shesi atë cop tokë dhe t’i bëj ato para një Teatër të ri Kombëtar, ndofta edhe atje. Po Teatrin Kombëtar pse duhet ta preki?!” – tha Altin Basha në 15 qershor 2018, në një fjalim përpara Teatrit Kombëtar, raporton almediapost.

Por fill pas kësaj deklarata, daljet publike të Bashës për të mbrojtur Teatrin u zbehën. Ai u shfaq vetëm pas 2 vitesh, kur Basha përfitoi shtëpinë tek Kodra e Diellit me ndërhyrjet e Erion Veliajt. Por tashmë qëndrimi i tij i ri për Teatrin Kombëtar, skish lidhje me të kaluarën.

“Po u jap dy shembuj, Hungaria e ka shembur tre herë teatrin kombëtar. Njëherë e ka shembur për të ndërtuar hyrjen e metrosë së Budapestit. Suedia e ka shembur, ka pasur një teatër prej druri. Nuk shoh ndonjë gjë dramatike në shembjen e asaj ndërtesë dhe ndërtimin e një teatri.” deklaroi regjisoriBasha në 14 Maj 2020, në Euronews.

Kjo është pasqyra më e qartë sesi aktorët dhe kauzat e tyre janë sabotuar dyherë nga Altin Basha….herën e parë aktorët e Teatrit Kombëtar ku Basha morri një apartament tek Kodra e Diellit dhe herën e dytë aktorët e Portokallisë për një vilë në Green Cost për Bashën.

Me këto manovra zbulohet një tjetër “profesion” i Altin Bashës, si tregtar aktorësh. Ai po tregon aktorët, si kafshë të egra në vilat e Palasës.

Zbulohet afera e Altin Bashës, sabotoi “Portokallinë” për Frangajn në këmbim të një vile në Green Cost

MË TË LEXUARAT

To Top