Rozë

I nxorri të gjitha Alketa Vejsiu/ Saimiri e ka ndarë mendjen kë do marrë nuse, por radhës tjetër do jetë një vajzë dhe një djalë në kërkim të dashurisë





Tashmë që “Love Story” është drejt fundit dhe shumë shpejt “princi i kaltër” do të zgjedhë vajzën me të cilën dëshiron të dalë nga programi, është menduar edhe për “Love Story 2”.

Image result for alketa dhe saimiri love story

Moderatorja e emisionit, Alketa Vejsiu, ka treguar për “Daily Love Story” se programi do të rikthehet me një tjetër strukturë.

Në sezonin e dytë të këtij programi dating nuk na pret më vetëm një protagonist, por dy! Do të jenë një djalë dhe një vajzë.Secili prej tyre do të ketë 10 meshkuj (vajza) dhe 10 vajza (djali), për të zhvilluar takimet përkatëse dhe për të jetuar paralelisht “përrallat” e tyre të dashurisë.

Gjatë intervistës për “Daily Love Story”, Alketa ka treguar: “Këtë sezon do doja të kishim pasur dy protagonistë, Saimirin nga njëra anë me vajzat dhe nga ana tjetër të ishte një vajzë me 10 djem. Kështu mendoj se do të jetë sezoni tjetër. Me një vajzë dhe një djalë në fron dhe secili do të ketë pretendentët e vetë.”

Image result for alketa vejsiu saimir




MË TË LEXUARAT

To Top