Në një video të publikuar në rrjete sociale, është fiksuar momenti kur Melania Trump refuzon të mbajë për dore presidentin.
Çifti është parë teksa zbriste nga “Air Force One”. Melania ishte veshur me taka të larta dhe herë pas here mbante me duar fustanin, por gjatë këtij momenti 50-vjeçarja nuk e lejoi bashkëshortin që ta mbante për dore.
Kjo nuk është hera e parë që Melania refuzon publikisht shefin e Shtëpisë së Bardhë. Edhe në të kaluarën ajo ka refuzuar shtrëngimin e duarve apo edhe puthjet e të shoqit.