Pedagogia dhe ekspertja e çështjeve sociale, Nora Malaj tha se nga personazhet e Big Brother, “80 për qind e tyre kanë kaluar fëmijëri të vështirë”.
Sakaq sa i përket personazhit më të përfolur Luizi, Malaj thotë se ai “si një diplomat dhe shkodran ka kuptuar që në Shqipëri është teoria e strucit që futim kokën brenda dhe lëmë trupin jashtë”.
Sipas saj “Aty kanë hyrë personazhe që në drithijet e jetës së tyre duan të krahasohen me atë që është më i forti në batutë”.
Nora Malaj: Ata janë persona që kanë krijuar një karrierë por nuk është se kanë qenë pjesë e një kauze. Unë po shoh zhvillimin e fëmijërisë së tyre, 80 për qind e tyre kanë kaluar fëmijëri të vështirë.
Dhe po del një situatë ku ato kanë vendosur të luajnë por loja ka rregulla. Por nuk mund ta fillosh ngjarjen nëse nuk bën hapjen të tregosh dhe në fund të inspirosh. Aty kanë hyrë personazhe që në drithijet e jetës së tyre duan të krahasohen me atë që është më i forti në batutë. Ndërkohë duan të bëjën dhe veprime ekstremiste që të jenë në qendër të vëmedjes. Ju e mbani mend historimë e kryeministrit kur doli me foton nudo. Na doli që qenkemi një popull i emancipuar. Luizi si një diplomat dhe shkodran ka kuptuar që në Shqipëri është teoria e strucit që futim kokën brenda dhe lëmë trupin jashtë. Unë flas për gjërat e të tjerëve por nuk flas për gjërat e mia.
Psikologia: Brenda “Big Brother” nuk janë njerëz intelektual por si “ne”, Luizi shqiptari mesatar
“Aty ka shumë personazhe që shfaqen shumë interesant por përshtaten për të përfituar nga i drejtëpërdrejti që në situata të caktuara dhe çedon.
Kur të gjithë njerëzit shohin jetën e tyre përmes personazheve revolta është e ndryshme. Del dhe proteston se do të mbrosh njeriun karizmatik që ngjarjen diti ta thotë një herë në vetë të parë një herë në vetë të tretë dhe njerëzit thonë ne qenkemi si vipat.”