Bashkëshortja e mjekut Ilirjan Draçi e ka përcjellë bashkëudhëtarin e saj në banesën e fundit, me fjalë tepër prekëse.
Teksa tregon se i shoqi ka patur një jetë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve gjithnjë me nxitim, Draçi i drejtohet Zotit, mes dhim bjeve të mëdha, për mëshirë dhe një mundësi të dytë për të.
Postimi i bashkëshortes së mjekut Ilirjan Draçi në “Facebook”: Një jetë e tërë plot mundime, duke vrapuar për jetën e të tjerëve me nxitim.
Sot të duhet të vraposh për jetën tënde me guxim. Vallë, a nuk është jeta në borxh me ty? O Zot, ti që na e jep dhe merr jetën, mëshiroje robin tënd që nxitoi e s’mundi ta shijonte diellin tënd në lindje e perëndim, jepi o Zot një mundësi të dytë, të shohë dritën tënde përsëri në agim! Amin!