Rozë

I shoqi e tradhtoi dhe e la për një studente 23 vjeçe/ Këngëtarja e njohur kërkon ndihmën e psikologut

Pasi Gerard Pique u pa së fundmi duke u puthur me të dashurën e tij të re në publik, thuhet se Shakira është takuar me një psikolog pas ndarjes së tyre.

A truce between Shakira and Pique in the Bahamas for the sake of their  children? | Marca

Jordi Martin tha për RCN Mundo se këngëtarja ka mbetur e “shk atërruar” nga ndarja.

Martin deklaroi se e ka ndjekur çiftin që në fillimet e lidhjes së tyre, që do të thotë se i njeh ata më mirë se të tjerët, shkruan Marca.

“Marrëdhënia ime me Pique dhe Shakira ka 12 vjet, që nga fillimi i lidhjes së tyre. Domethënë ditën e parë që ishin bashkë në Ibiza”, tha Martin.

Ai shtoi gjithashtu se “në fillim ishte një lidhje shumë e bukur, shumë intensive. Mes tyre kishte shumë pasion, por ndarja ka qenë shumë e dhim bshme për Shakirën”.

Martin shtoi se Pique ka qenë në lidhje me Clara Chia Marti, një 23-vjeçare, që nga shkurti.

“Gerard është shumë i dashuruar me të, ai nuk po mendon fare të ndahet me të”, tha Martin.

“Pavarësisht thashethemeve se ata do të ndahen, ata janë shumë të dashuruar. Kjo është arsyeja pse Shakira po kalon një kohë të vështirë”, u shpreh tutje ai.

Sipas Martin, Pique ka qenë i pabesë ndaj Shakirës që nga viti 2016.

“Unë e paralajmërova Shakirën gjatë një shfaqje televizive”, tha Martin. Unë thashë ‘kujdes, Gerard po shkon pas shpine’ dhe është e vërtetë që kur e thashë këtë në TV, mora një paralajmërim serioz.

“Është e qartë se jam pozicionuar në favor të Shakirës. Në rastin tim, armiqësia ime me Pique shkon shumë vite më parë. Unë kam një marrëdhënie të pakëndshme me të”, u shpreh Martin.

The girl linked to Pique-Shakira split gives her account of events | Marca

MË TË LEXUARAT

To Top