Bashkëshortja e Ilir Shaqirit ka komentuar marrëdhëniet e bashkëshortit të saj me banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother duke treguar se Monika e ka zhgënjyer shumë.
“Ndoshta prisja ndryshe nga Monika, kishin një marrëdhënie të afërt, gazmore me lojëra dhe shaka, ajo më ka zhgënjyer. Të tjerët jo, nuk e di por ajo do thosha”, deklaroi Emanuela.
Mes banorëve që i sheh si miq të Ilirit përmendi edhe emrin e Einxhel, pavarësisht përplasjeve që kanë pasur në Big Brother VIP.
“Sigurisht Sabiani, Arjola, Paloma, Meridiani, Arbri. Dhe Einxhel sepse është vajzë shumë e mirë, mund të ndodhë që në një situatë të vështirë thuhen disa gjera por nuk i mbaj mëri, çdo kush ka bërë rrugëtimin e saj”, tha ajo.