Rozë

I tha 50 vjeçe ti dhe nuk ke familje/ Vajza e njohura dalin kundër Robert Aliajt: Dua të jem e dështuar si Jeri

Mbrëmjen e djeshme në “Love Story”, Robert Aliaj u vendos në qendër të vëmendjes pas një statusi ku i drejtohej Xhensila Peres, duke e quajtur të dështuar dhe se nuk ka të drejtë të jetë opinioniste pasi nuk ka krijuar familje. Të njëjtat fjalë Roberti i përdori edhe ndaj Jerina Lalajt duke i thënë: “Unë e quaj imoralitet ty që jep mend këtu ndërkohë që thua bashkëjetoj me maçokun tim. Ti je krejtësisht personazh i dështuar”.

Jerina Lalaj tregon historinë e saj të dashurisë në Soirée - YouTube

Fjalët e Robertit kanë shkaktuar reagimin e një sërë vajzash të ekranit si Julka Gramo, Rudina Dembacaj, Iva Tiço etj. “Dua të jem e dështuar”, është shprehja që ka pushtuar sot Instagramin.

Julka Gramo: “Dua të jem e dështuar si Jeri! Dua të jem një grua e dështuar si Jeri dhe çdo grua e fortë atje jashtë që ka ngritur çdo gjë me shpatullat e veta me shumë sakrifica pa qenë e nevojshme që të bëjë kompromise apo mbështetet tek burra të tjerë për suksese. Dua të jem e dështuar si Jeri për të mos bërë kompromise me ofendimet dhe për të luftuar me këto stereotipe ngado që vijnë ato! Ahhh dhe vdiqa për një maçok apo meqë kam familje s’quhet”

“Xhensila Pere nuk është hera e parë që ofendojnë publikisht, por ndoshta nuk merr vesh ti se është pak më komplekse situata kupton edhe pse je me emër, mbiemër e foto nuk e kanW me ty! Bravo që për të disatën herë del dhe u bën ballë gjykimeve të pavenda dhe ofendimeve! Bravo për qetësinë. Ti je luftëtare! Vazhdo kështu dhe mos t’u mbylltë goja kurrë ndaj situatave të tilla!”, vazhdon Julka.

Iva Tiço: “Të jetosh me një maçok e të mos jesh e martuar nuk të bën personazh të dështuar. Të bën një njeri që bën jetën që do. Askush nuk na përcakton dot çfarë rruge zgjedhim. Të dështuar janë ata që martohen sepse ashtu duhet dhe jo sepse duan, që shtyjnë jetën në lidhje pa dashuri apo që bëjnë gjëra për fasadë. Dhe maçoku i Jerit është yll bote”

Iva poston dhe fjalët me të cilat Xhensila Pere iu drejtua Robertit: “Ku është shkruar që të jesh i suksesshëm duhet të kesh një familje?”

Rudina Dembacaj: “Dëgjova pak atë akuzën që i kishte bërë Roberti Jerinës duke i thënë je personazh i dështuar sepse nuk ke familje dhe jeton me maçokun. Po pse mo Berti? Po unë të dua shumë, po ti je super artist, si ka mundësi të paragjykosh? Është si të çohemi ne të gjithë dhe të themi ti Berti s’je në terezi se i lyen thonjtë e zi dhe mban bastun. Si mund të paragjykosh një vajzë e cila në fund të ditës e ka çdo gjë nga shpatullat e veta! Berti unë të dua shumë ty dhe familjen tënde. Këtë herë po ta falim”

Lisa Kujofsa ndërkohë ka postuar një video ku me humor tregon sesi e imagjinon Roberti jetën e vajzave beqare.

Nuk jam aq e pasur sa të blej gjëra të lira" Jerina Lalaj një adhuruese  perlash - Personazh

MË TË LEXUARAT

To Top