Rozë

I tha Nitës ish e dashura, pas debatit Antoneta i kthehet Shpatit: Mos ma trash zërin mua

Shpati dhe Antoneta debatuan sërish bashkë, për mënyrën se si kjo e fundit ndërhyu në bisedën sqaruese që ai po bënte me Nitën.

Shpati i tha asaj se nuk kishte pse të ndërhynte në atë bisedë, sepse ishte diçka që përfshinte atë dhe Nitën.

Ai madje shtoi se Antoneta po përpiqet të kërkojë vëmendje me komentin e saj kundrejt Nitës, që e cilësoi atë si ish e dashura e Shpatit. Antoneta u shpreh se askush nuk ja ndalon asaj të drjetën për tu përfshirë në çdo situatë dhe se thjesht dha mendimin e saj lidhur me raportin e dyshes.

Gjatë bisedës, Antoneta i tha Shpatit që të mos e trashë zërin kur flet me të dhe të tregojë kujdes për mënyrën se si flet. Përfshirja e Antonetës në dyshen Shpat-Nita, u kundërshtua edhe nga Luizi dhe nga Fotini.

Ata thanë se ishte një bisedë mes tyre dhe nuk kishte lidhja ndërhyrja. Ndersa e gjithe kjo erdhi pasi Antoneta u perfshi ne debatin e Nites dhe Shpatin pasi Nita nuk e kishte shpetuar Shpatin ne zingjir.

MË TË LEXUARAT

To Top