Arta Nitaj flet për udhëtimet e shpeshta në Dubai.Nitaj është emër shumë i komentuar për udhëtimet e shpeshta në Dubai, për të cilat u tha shumëçka.Në mesin e thashethemeve që qarkulluan, u pretendua se bukuroshja kishte nisur punën në një klub nate atje.
Por, ajo ishte e ftuar së fundi tek “Ky emër nuk ka nevojë për prezantim”, ku mohoi të ketë punuar në klubet e Dubait.Arta deklaroi se në klub kishte dalë për qejf, ndërsa sa i përket qëndrimit atje tha se shkoi për t’u zhvenosur për të nisur një jetë të re atje për një kohë.
“Në ato klube për të cilën kanë shkruar [mediat], kam takuar më së shumti shqiptarë”, deklaroi Nitaj.