Can Yaman është ndër meshkujt më të komentuar gjatë verës 2018 në Turqi, falë serialit “Erkenci Kuç” që po xhirohet dhe transmetohet aktualisht në Stamboll.
Ai luan në rolin e një fotografi të pasur, që bie kokë e këmbë në dashuri me asistenten trazovaçe të kompanisë.
Mirëpo pak e dinin se aktori turk është me origjinë shqiptare. Në një intervistë së fundmi për revistën “Hello”, ai pranoi se ka lindur në Turqi, por se familja e tij vjen nga Prishtina.