Rozë

I thoshin e shëmtuar dikur, Vajza e ”shëndoshë” me hixhab jep mesazh: Allahu na ka bërë të gjithëve perfekt

Një modele myslimane, me ngjyrë dhe “plus-size” po thyen barrierat në industrinë e modës pasi u zgjodh nga marka PrettyLittleThing për të prezantuar linjën e saj të re të veshjeve.

Billy Marsal, 21 vjeç, është një influencuese e vendosur në Londër, e cila u kërkua nga gjigandi i shitjes me pakicë në internet, pak pasi hyri në tregun e Lindjes së Mesme.

Puna e Marsal me PrettyLittleThing shënon herën e parë që marka paraqet një modele të veshur me hixhab ose shami, konfirmoi kompania me bazë në Mbretërinë e Bashkuar.

Marsal njoftoi punën e saj me PrettyLittleThing në një Twitter që ka grumbulluar më shumë se 500,000 pëlqime dhe 60,000 retweets.

MË TË LEXUARAT

To Top