Lucky Robathan, 20 vjeçe, para dy vitesh peshonte plot 95 kilogramë. Ajo thotë se asokohe porosiste shumë ushqime të gatshme nga restorantet, e kjo ishte arsyeja kryesore që ajo nisi të shtonte në peshë. Ideja për t’u dobësuar nisi krejt rastësisht.
Një ditë, Lucky dëshironte të vishte një fustan që e kishte të preferuar, por fat keqë sisht ajo masë nuk i përshtatej më. Kështu ajo vendosi të dobësohej, e për dy vite arriti që të humbiste 25 kilogramë dhe peshorja tani tregon 70 kilogramë.
“Të tregohem e sinqertë asnjëherë nuk jam ndjerë komode me trupin tim. Kur isha më e vogël të gjithë talleshin me peshën time. Kisha shumë tu rp e sik let kur dilja me të dashurin, sepse ai ishte shumë më mirë se mua. I gjithë dëshpërimi shp ërtheu kur nuk më përshtatej më me trupin fustani e preferuar. Kuptova që duhej të dobësohem”, tha e reja.
Më tej shtoi:
“Nisa një dietë, por e kuptova që nuk ishte e mjaftueshme. Bashkë me dietën ushtrohesha dhe shumë në natyrë e palestër, ndërsa sot, e shikoj rezultatin. Ndihem mirë me trupin tim dhe këtë që kam krijuar, me pak fjalë ndihem e lumtur”.