Ashtu siç ishte paralajmëruar, Rusia ka nisur të largojë anijet us ht arake larg brigjeve ukrainase. Kjo lëvizje vjen pasi ush tria ukrainase dëmtoi rëndë krenarinë e rusëve, anijen flamurmbajtëse Moskva
Nga Paul Adams, BBC: Zyrtarët perëndimorë thonë se pretendimet ukrainase se kanë god itur kryqëzorin rus, Moskva, me raketat Neptun, të prodhuara në vend, janë të besueshme.
Një zyrtar tha se humbja e Moskva-s, nëse konfirmohet, do të ishte një god itje e fuqishme ndaj besueshmërisë ushtarake ruse, pavarësisht se si ka ndodhur.
Ai tha se ishte në dijeni të një rasti tjetër, që përfshinte një anije kapitale, në të cilën një zj arr kishte çuar në shpërthimin e magazinës së muni cioneve- diçka që pretendohet nga Rusia. Por edhe kjo, tha zyrtari, do të tregonte paaftësinë e jashtëzakonshme të ekuipazhit- dhe është e vështirë të besohet se kjo është mënyra se si ndodhi i ncidenti.
Zyrtari shtoi se humbja e kryqëzorit Moskva do të kishte një ndikim të rëndësishëm në operacionet zyrtare ruse.
Si anije flamurmbajtëse e flotës ruse në Detin e Zi, Moskva po ofronte funksione jetike komanduese dhe kontrolli për pjesën tjetër të flotës. Kjo do të jetë tani më e vështirë- por jo e pamundur- për Rusinë.
Ashtu siç ishte paralajmëruar, Rusia ka nisur të largojë anijet ushtarake larg brigjeve ukrainase. Kjo lëvizje vjen pasi ushtria ukrainase dëmtoi rëndë krenarinë e rusëve, anijen flamurmbajtëse Moskva.