Blerta Bengasi është gruaja e avokatit Alban Bengasi, i cili sipas rrëfimit të Nuredin Dumanit e kishte paguar këtë të fundit që ta rrihte. Madje, fillimisht i ka kërkuar t’i thyente ndonjë këmbë ose dorë e më pas ta vr iste.
I penduari i drejtësisë ka rrëfyer para prokurorëve të SPAK të gjithë detajet lidhur me këtë rast. Newsbomb.al ju sjell fotet e Blerta Bengasit, pasi ajo ka përfunduar në spital sepse shokët e Dumanit e kishin rrah ur në mes të rrugës.
“Në fund të vitit 2019 ose fillim të vitit 2020 mesa mbaj mend, më kërkon Festim Qoli por se mbaj mend me telefon ose me ndonjë person, takimin e kemi bërë tek shtëpia e Festimit. Kur kam shkuar tek shtëpia më ka kërkuar ndihmë për një mikun e vet. Ishte avokat, ky avokat ka qenë edhe avokati im…
Avokati është qeros, i gjatë i dobët me emrin Alban. E kam takuar dhe vetë mbrapa për këtë punë që më tha Festimi. Kam shkuar në darkë tek Festimi, pasi ndenjëm më kërkoi të r rihnim një femër kundrejt pagesës. Kjo femra jetonte në Tiranë tek Kodra e Diellit”, ka rrëfyer Nuredin Dumani.