Armina Mevlanin po e shoshim së fundmi në rolin e moderatores në “Goca e Gra” në Top Channel. Ndërsa jeta profesionale duket se po ecën për mrekulli, e tillë duket edhe jeta e saj personale. E ftuar në “Ftesë në 5”, Armina është hapur për jetën private, duke rrëfyer disa të pathëna, si marrëdhënia e saj me vjehrrën, Liri Berisha.
“Lilit i kërkoj shpesh mendime se e vlerësoj shumë. Me të ndaj gjëra njësoj si me mamin tim. E shoh si mamanë time, e kam pjesë të familjes dhe të gjitha vajzat duhet të kenë këto marrëdhënie me vjehrrat. Se ajo e ka rritur dhe edukuar [partnerin],” -tha Armina.
Më tej ajo foli edhe për marrëdhënien e saj me Shkëlzenin dhe tregoi se me cilin nga prindërit ai ngjan më shumë.
“Shkëlzeni është më shumë si mami në pjesën e karakterit, ngjan edhe më të atin, por mirë do të ishte të kishte ngjarë dhe pak më shumë nga ai. [Tek i ati i Zenit] Më pëlqen shumë vendosmëria, ka një karakter të fortë, qëndron te parimet e veta, kurse Zeni ndikohet pak. Në lidhje me mua, jam e lumtur se ngjan me Lilin se është i dashur, i afrueshëm në komunikim”, u shpreh ajo. Armina tregoi gjithashtu se Shkëlzeni është shumë romantik dhe ajo preferon shpesh ta shprehë dashurinë duke shkruar letra.