Aktori Luran Ahmeti ëshhtë me origjinë shqiptare, por atë e kemi parë në disa seriale turke, mes tyre “Sulejmani i madhërishëm”.
Luran luan rolin e bashkëshortit të motrës së sulltanit, Hysrev Pashait.
Aktori ka luajtur gjithashtu edhe në serialin “Luqina e Ujq ërve”. Luran ishte i ftuar së fundmi në një intervistë me emisionin “Rudina” në TV Klan, ku tregoi si u bë pjesë e kastit të serialit më të suksesshëm turk dhe gjithashtu si u bë pjesë e tregut turk.
“Unë punoja në Turqi dhe para këtij seriali, kam qenë pjesë e disa serialeve shumë shumë të shikuara në Turqi. Kështu në atë kohë më njihnin, bota e produksionit aty më njihnin shumë mirë dhe producentja ekzekutive e cila është edhe shoqja ime më ftoi për të luajtur në këtë serial dhe unë pranova natyrisht. Ishte ftesa e dytë, ndërkohë që më kishin ftuar edhe një herë më herët, por unë kisha marrëveshje më një projekt tjerër dhe nuk u bë.