Rozë

I tregon të gjitha e dashura e Arjonit të ”Përputhen”: Do nxjerrim video me pullë të kuqe, na pëlqen s*ksi shumë





Serena Sula, modelja shumë e komentuar është në një lidhje me ish-konkurrentin e “Përputhen”, Arjon Lulin dhe çifti duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.

Në një intervistë për “Panorama plus”, Serena tregon se këtë vit festoi Shën Valentinin e saj të parë dhe surpriza e Arjonit e emocionoi pa masë.

“Për mua si Serenë ishte Shën Valentini im i parë dhe i paharrueshëm, që vështirë ta përshkruaj dot me fjalë atë lloj ndjenje. Arjoni më bëri një surprizë të jashtëzakonshme, ndërsa unë veç dhashë dashurinë dhe ndjenjat e mia të mëdha për të, përveç dhuratave materiale. Por ideja që ishim bashkë ishte dhurata më e bukur në botë, për atë ditë, për atë natë, për atë festë”.

Modelja tregon se në të ardhmen mund të publikojnë edhe një video me pullë të kuqe, sepse paragjykimet e komentet negative nuk i interesojnë aspak.

“Ne si çift adhurojmë shpejtësinë me makinë, udhëtimet e gjata dhe shumë s*ks. Sekreti ynë është që nuk i fshehim asgjë njeri-tjetrit dhe më e rëndësishmja është se respektojmë njeri-tjetrin në çdo mendim dhe dëshirë.

Me poshte shikoni njeren nga videot qe nuk duhet humbur.





MË TË LEXUARAT

To Top