Rozë

”I vjen loja natyrshëm”/ Balina Bodinaku: Ai është lojëtari më i fortë që është futur aty

Balina Bodinaku, ish-opinionistja e BB, ka folur për këtë edicion të spektaklit, duke u ndalur te një nga banorët më të komentuar, Luizin.

Balina e ka quajtur Luizin lojtarin më të fortë dhe ka treguar sesi është ai jashtë duke qenë se e ka takuar kur përgatiste në Vizion Plus specialet për Ethet e së Premtes.

Balina: Luizin do ta quaja lojtarin më të fortë të shtëpisë së Big Brother, ndoshta më i forti që ka hyrë ndonjëherë në atë shtëpi, ose një ndër më të fortët. Mua më duket se atij loja i vjen shumë natyrshëm, lojën e ka në gja k, është shumë i qetë, ka shumë durim, nuk merr asgjë personale, asgjë nuk është më e rëndësishme për të sesa qëllimi për të cilin ka hyrë aty brenda.

Super i fokusuar, pavarësisht se nuk duket dhe gjithçka e bën me lehtësinë më të madhe, pa hequr asgjë nga vetja e tij, nga ai Luizi që njohim jashtë, Luizi me humor, që i merr gjërat lehtë, me sportivitet dhe mbi të gjitha Luizit nuk i blihet mendja.

Balina flet për BB: Luizi lojtari më i fortë që ka hyrë

MË TË LEXUARAT

To Top