Ndryshe është të duash kafshët dhe ndryshe është të kujdesesh siç duhet për to. Prej dy ditësh në Big Brother kanë hyrë disa kafshë.
Në moment të parë banorët u turrën t’i donin dhe përkëdhelnin, madje edhe u “sherrosën” për to (si për çdo gjë tjetër brenda në shtëpinë e BBV.) Por ka filluar misioni i përkujdesjes, i mjeljes, pastrimit, ushqyerjes. Përkujdesjes prej vërteti për kafshët, përtej përkëdheljeve dhe oçe oçe-ve me kafshët.
Iliri u ul afër dhisë dhe u mindua ta milte por nuk ia gjeti dot anën sepse dhia nuk i bindej të rrinte pa lëvizur për t’u mjelë nga duart e Ilirit.
Ndoshta dhisë i ka ngelur qejfi që Iliri e quajti Nika, shkurtimi i Monika, për të paralelizuar dhinë me Monikën, e cila u mërzit shumë kur e mori vesh. Nga akti i pasuksesshëm i mjeljes, duket se jo vetëm Monikës i ka ngelur qejfi me Ilirin, por edhe dia është ofenduar që ai e quajti Nika. Këtë nuk do e marrim vesh kurrë sepse dhia nuk ka gojë të flasë, ama për tu mjelë, nuk do që të milet.