Rozë

Ia bënë edhe këtë! Këngëtarër e njohur i këndojnë Bora Zemanit: Kush të ndau ty prej meje kush ta mbushi mendjen

Moderatorja Bora Zemani ka festuar ditëlindjen e saj të 30-të nënjë festë të madhe ku të ftuar ishin personazhe të njohur të showbizz-it.

Data 9 janar ishte plot të papritura si për moderatoren ashtu edhe për ish-të dashurin e saj aktori Doald Veshaj. Donaldi, i cili ndodhet brenda shtëpisë së Big Brother Vip mori një mesazh me parashutë, pikërisht me 9 Janar.

Urimet në rrjetet sociale ishin të shumta, ndërsa vetë artistja festoi me miqtë e saj në mbrëmje. Megjithatë, sërish u komentua e shkuara e saj me aktorin Donald Veshaj.

E gjitha nisi kur mbi shtëpinë e “Big Brother VIP” fluturuan tre parashuta. Në njërën prej tyre, me shprehjen “Dashuria nuk duhet të jetë një sekret”, shënohet dhe data 9 janar.

Beatrix filloi të dyshonte dhe Donaldi i tregoi se kjo datë është ditëlindja e ish-partneres së tij. Këngëtarja u tregua mirëkuptuese, duke i thënë se është pjesë e historisë së tij dhe “këta gjëra janë diskutuar që në fillim”.

Ndërsa gjatë festës së Borës, këngëtarët Klajdi dhe Bruno kanë afruar moderatoren pranë vetes teksa këndonin “Kush të ndau prej meje…Kush ta mbushi mendjen?” Bora është larguar dhe gjithë situatën e ka marrë me të qeshur.

Bora Zemani bëri postimin e parë pas gjashtë ditësh - Gazeta Express

MË TË LEXUARAT

To Top