Ishte viti 2004, kur 20-vjeçari shqiptar, Gramoz Palushi u vr a në Greqi nga një shtetas greko-amerikan se po festonte fitoren e Kombëtares tonë përballë asaj greke.
Për herë të parë pas kaq vitesh, familja e tij ka pranuar të rrëfejë ekskluzivisht për “Abc-në e mëngjesit” jetën e tyre pas këtij momenti.
“Atë ditë e ndjeva veten si asnjëherë tjetër. Shkova fillova punën dhe kur vjen një mik dhe tha na kanë vr arë Gramozin grekët. E kanë vr arë pas shpine, e kanë çuar të gjallë shokët tek spitali. Spitali nuk e ka hapur portën, janë mbledhur 500 emigrantë shqiptarë dhe më pas e kanë hapur. Pasi e kanë futur brenda nuk dihet. Ka pëshpëritje që pasi i kanë futur gj ak, i ka ardhur shpirti por e vërteta nuk dihet.”, rrëfeu i ati.
Por, përpos humbjes së djalit të tyre, për familjen Palushi nisi një kalvar tjetër, premtimi për të mos humbur gja kun e tij u nëpërkëmb për vite me radhë.
“E bëj thuajse në çdo ndeshje, është një ndjenjë e veçantë, pak e pabesueshme. Normalisht që jam krenar sepse të gjithë thonë që ra për flamurin, por do të doja të kisha zgjedhur ta kisha këtu sesa të ndihesha krenar.“, tha i vëllai.